Bashkia Vau Dejës shtroi 2.2 kilometra rrugë në fshatin Naraç, një aks që lidhet me fshatrat e tjerë të kësaj zone. Ky investim u mundësua nga vetë fondet e bashkisë Vau Dejës. Gjatë një inspektimi të punimeve kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli deklaroi se do vijojë puna edhe për rikonstruksionin e rrugëve të tjera të kësaj bashkie.

Kryeplaku i fshatit Naraç Gjergj Dodani tha se asfaltimi i rrugës së Naraçit ka qënë një emergjencë për zonën, ndërkohë që krahas rrugës investime janë bërë në ujësjellës, vaditje, shkollë dhe në qëndrën shëndetësore atje.

Përveç asfaltimit të rrugëve dytësore Bashkia Vau Dejës po vijon punën për rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve si dhe hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Artikulli paraprakMUZEU I DRISHTIT ME DYER TË MBYLLURA
Artikulli tjetërU-19, MIQËSORE SHQIPËRI-ITALI