Bashkia Vau Dejës ka zhvilluar një takim sensibilizues për masat që duhen marrë për parandalimin e bimëve narkotike në atë zonë.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani tha se në zonat e thella brenda tre muajve janë gati projektet e para për zhvillimin e agroturizmit në mënyrë që banorët atje të mos merren më me kultivimin e kanabisit.

Zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Dashamir Spaho u shpreh se gjatë 2019-ës ka patur 19 raste më shumë të kultivimit të kanabisit se në 2018-ën por u dha mesazh kultivuesve se pasurimi nepërmjet këtij krimi ka marrë fund.

Shefi i komisariatit në policinë e Vau Dejësit Paulin Çupi tha se në 2019-ën ka patur një rritje të kultivuesve për shkak se policia ka qenë e angazhuar me protestat e opozitës.

Të gjithë të pranishmëve në këtë takim të organizuar nga bashkia Vau Dejës për parandalimin e kultivimit të kanabisit iu kërkuar që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që ky fenomen të shkojë drejt minimizimit.

Artikulli paraprakLUKSENBURG,NGA SOT TRANSPORTI PUBLIK FALAS PËR TË GJITHË
Artikulli tjetërSHKODËR, UNIVERSITETET KUNDËR RRITJES SË MESATARES