Në mjediset e Karitasit në dioqezën e Sapës në Vau Dejës u zhvillua një takim për personat me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit “Inclusion” i financuar nga Karitasi Austriak dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

Në takim morën pjesë drejtues vendor, të drejtorive rajonale dhe klerit. Nikolin Lekaj, drejtues i Karitasit dioqezan të Sapës thotë se personat me aftësi të kufizuar mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani dha disa mundësi konkrete për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

Drejtorja rajonale e Shërbimti Kombëtar të Punësimit për Shkodrës Rozafa Zmijani theksoi se ligji për nxitjen e punësimit ka ndryshuar dhe tashmë bizneset janë të detyruar të punësojnë më shumë persona me aftësi të kufizuar dhe janë të detyruar t’i paguajnë në rast se nuk i punësojnë.

Ipeshkëvi në dioqezën e Sapës në Vau Dejës monsinjor Simon Kulli tha se krahasuar me vendet e zhvilluara persona me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë në një situatë shumë të vështirë.

Projekti “Inclusion” i zbatuar nga Karitasi shqiptar ka për qëllim instalim, rrjetëzim dhe ngritje kapacitetesh përmes këshillimit ligjor dhe ndërhyrjeve strategjike të unifikuara lidhur me nevojat e personave me aftësi të kufizuar.

Përmes këtij projekti në këto tre vite janë punësuar disa persona me aftësi të kufizuar.

Artikulli paraprakSHKODËR , PEDONALJA E MOLOS LIHET NË HARRESË
Artikulli tjetërSHKODËR, “LUAJMË SI PRINDËRIT TANË DIKUR”