Akademia Basania është skuadra më e re e futbollit e cila ka hapur dyert për katër ekipe grupmoshash. Kjo akademi është themeluar në bashkinë Vau Dejës me iniciativë të Ermir Shimaj, një emigrant i kthyer për të kontribuar në vendin e tij. Akademia Basania e ka nisur me katër ekipe grupmoshash për 11, 13, 15, dhe 17 vjeçarët me synimin që vitin e ardhshëm të krijohet edhe ekipi U-19 dhe pse jo edhe një skuadër për të rritur për të marrë pjesë në kampionatet e vendit. Në inaugurimin që iu bë themelimit të akademisë, drejtuesi Ermir Shimaj tregon se emri Basania buron nga një qytet i lashtë Ilir në atë zonë ndërsa tregon edhe dëshirën e tij për të plotësuar të rinjve një ëndërr që brezi i tij nuk mund ta kishte.

Ajo që kërkohet në këtë hapa të parë është një mbështetje nga institucionet për akademinë Basania e cila ka për qëllim edhe ndërtimin e një shoqërie më të mirë përmes sportit.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani u shpreh se përmes sportit i jepet një përparësi të rinjve.

Të gjithë fëmijët e bashkisë Vau Dejës por edhe të tjerë që janë të apasionuar pas sportit të futbollit tashmë kanë një derë të hapur që është akademia Basania e cila ka për objektiv një rrugëtim të gjatë.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA ARRESTON NË FLAGRANCË DY SHTETAS
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 1-0 MIQËSOREN ME TEUTEN