Bashkia Vau Dejës ka zbukuruar jo vetëm qendrën e qytetit por edhe disa prej njësive administrative, Bushatin dhe Hajmelin duke zgjeruar dekorin e festave edhe në këto dy njësi të mëdha. Kryetari i bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli tha se festat do të kremtohen me një gjithëpërfshirje në qytet dhe fshatrat e kësaj bashkie.
Në Vau Dejës pritet që në dhjetorin e festave të vijnë edhe qytetarët e kësaj bashkie që jetojnë jashtë Shqipërisë për të kaluar festat në vendlindje me të afërmit e tyre. Ashtu si kudo zbukurimet dhe ndriçimi janë një ftesë për këdo që zgjedh të vizitojë Vau Dejësin gjatë festave dhe zonat turistike të kësaj zone.