Bashkia Vau Dejës dhe Zyra Vendore e Arsimit atje organizuan kampionatin e futbollit mes shkollave 9 vjeçare. Për afro një muaj të gjitha shkollat e Vau Dejës morën pjesë në këtë kampionat të përvitshëm i cili synon afrimin e të rinjve pranë sporteve deklaroi kryetari i bashkisë Kristian Shkreli.

Melita Vjerdha përgjegjëse e arsimit në Vau Dejës deklaroi se aktivitete të tilla i jap frymë të rinje duke i lidhur më shumë me sportin, artin por edhe shkollimin e tyre që është shumë i rëndësishëm.

Përveç kampionatit të futbollit mes shkollave 9-vjeçare të Vau Dejës, u zhvilluan disa demonstrime edhe në sporte të tjera ndërsa u zhvillua edhe një koncert artistiko kulturor me nxënësit e shkollave duke i dhënë larmi këtij aktiviteti.

Artikulli paraprakARQIPESHKËVI MASSAFRA NDEROHET NGA ISH TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 22.05.2024