Bashkia Vau Dejës i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Vau Dejës, kampionit të botës në xhudo për veteranin, Anton Cena, me motivacionin “Per veprimtari te shquar ndër vite si sportist i nivelit të lartë ne sportin e judos, me një kontribut të madh për përgatitjen dhe rritjen e cilësisë sportive në vendin tonë,
në veqanti të klubit “Judo Kodokan Vau Dejës”.Ka qenë dhe kreu i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, i cili ka dorezuar titullin e nderit, xhudistit veteran si dhe ka vleresuar rolin dhe kontributin e tij ne sportin e xhudos.
Emocionet e këtij vlersimi xhudisti Cena i ka shprehur me një falenderim të vecantë për Bashkine Vau Dejës, në vecanti per mbështjetjen nga Kryebashkiaku Hila .Një vlerësim të veçantë dha edhe president i Akademisë së Xhudos në Vaun e Dejës, Anton Shkoza.
Anton Cena, Kosovari nga Prishtina aktualisht banor i Bashkisë Vau Dejës, që në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është fitues I shumë titujve dhe medaljeve te argjendta në kampionate europiane dhe botërore.