Rehabilitimi i sistemit kullues dhe vaditës është shndërruar në prioritet për Bashkinë e Vau Dejës ,
e cila pas punës intensive ne zonën e Kosmaçit, nga ku u pastruan 4.8 km kanale vaditese , tashmë ka nisur punimet dhe në fshatin Stajke dhe Melgushë te Njesisë Bushat .
Keshtu, nga te ardhurat e Bashkise Vau dejës po behet i mundur pastrimi i 3.5 km kanale vaditëse , i cili do te rrise ndjeshëm prodhimin ne 60 ha tokë. E gjitha kjo do të ndihmojë për vaditjen e tokave bujqësore të zonës dhe kullimin e tyre.
Nderhyrja ne sektorin e bujqësise është një ndihmë mjaft e madhe per fermerët e zonës, të ardhurat e të cilevë jane vetëm ne këtë drejtim.
Rehabilitimi i kanaleve vaditëse , dhe mirëmbajtja e tyre në prag të fillimit të sezonit të vaditjes ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor.