Vau i Dejës

Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Artikulli paraprakSITUATA NGA ZJARRET NË VEND/MINISTRIA E MBROJTJES: 27 VATRA ZJARRI TË RAPORTUARA NË 24 ORË, JA SA JANË ENDE AKTIVE
Artikulli tjetërPD E AKUZOI SE KA PËRFITUAR PRONA NË VUNO, RAMA PARALAJMËRON PADI: TË PAUDHË DHE SKLLEVËR TË BALLKONIT “NON GRATA”