Vau i Dejës i vendosur në veriperëndim të Shqipërisë, ofron një pasuri natyrore dhe kulturore të jashtëzakonshme me një terren që përfshin lumenj, liqene, fusha, male , lugina, shpella dhe ishuj. Vau i Dejës është gjithnjë e më shumë në fokus të turistave vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga bukuritë natyrore dhe trashëgima historike dhe kulturore që ka. Antonio Pjetraj, specialist pranë Zyrës së Turizmit në Vau Dejës tregon më shumë mbi destinacionet e preferuara të vizitorëve

Mes kalave dhe kishave të Vaut të Dejës, isha e Shën Mërisë merr një vend të veçantë përveç bukurive të saj edhe historinë e pasur që ka.

Forma aktuale e kishës vjen pas restaurimit të vitit 1880, me një këmbanore dhe një kryq diellor të vendosur mbi çati, një simbol i lashtë që i shton kishës një ndjenjë mistike dhe të lashtë. Mes bukurive të liqenit, arkitekturës së kalave, historisë së kishave dhe kulinarisë së pasur, Vau Dejës fton cdo vizitorë që të shijojë këto destinacione.

Artikulli paraprak“MË THUAJ 10 FJALË MBI PLANETIN”
Artikulli tjetërBEGAJ NË AUSTRI, TAKOHET ME HOMOLOGUN E TIJ: MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN QË I JEPNI SHQIPËRISË