Në Diten Botërore të Sëmurve caritasi dioqezan I Sapes ne kuader te shtegtimit e të gjithë Përsonave me Aftësi Ndryshe pranë Portes Shenjte në Katedralen “Nënë Tereza”, Vau Dejës organizuan dhurimin e gjakut.
Pervec besimtareve te shumte kete nisme jetike e mbeshteti Ipeshkvi i Sapes Mon sinjor Luciano Avgustini. Edhe Kryetari i Bashkise Vau i Dejes ishte i pranishem ne kete dite te vecante, ndersa siguroi qe institucioni qe ai drejton i ka prioritet personat me aftesi ndryshe. Me rastin e dites boterore te te semurve ne Katedrale u mbajt edhe mesha e shejte më pas u shtrua dreka për të gjithë meshtarët, dhe përsonat me aftësi ndryshe.Viti i Mëshires i fton besimtaret që të jene më të vemendshem ndaj njerzëve në nevojë duke u përkujdesur dhe shërbyer.Duket se bahskpunimi i dioqezes me Qendren Kombetare të Transfuzionit per dhurimin e gjakut ishte i frytshem pasi qindra qytetare qendruan per ore te tera ne piken e dhurimit.