Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në Vau Dejës mbrëmjen e 20 majit.

Emiljano Zefi është personi i cili është qëlluar me armë zjarri, me detyrë efektiv në repartin ushtarak të Vau Dejësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në fillim të rrugës së Hajmelit në afërsi të repartit ushtarak të Vau Dejësit. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes, 20 vjeçarin Pashk Gjoni. Fillimisht i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por për shkak gjëndjes së tij që ka agravuar atëherë është transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Emiljano Zefi ka plumb rrëzë kofshës afër arterieve duke përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore. 23 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe situata shendëtësore e tij po mbahet nën kontroll. E gjithë ngjarja ka ardhur pas një debati mes 23 vjeçarit dhe autorit të plagosjes Pashk Gjoni. Të dy kanë qenë në makinën e të dëmtuarit kur edhe ka nisur debati mes tyre duke çuar deri në plagosjen e shtetasit Emiljano Zefi. Policia dyshon se plagosja ka ardhur për ndonjë pazar të mundshëm mes tyre duke qenë se të dy ndodheshin brenda makinës. I plagosuri dhe autori kanë lidhje mes tyre sepse xhaxhai i Pashk Gjonit që është shpallur në kërkim ka për grua motrën e Emiljano Zefit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë hetimet paraprake. Në pak kohë është arritur që të identifikohet autori i plagosjes ndërsa po punohet për kapjen e tij. Policia në vendngjarje ka sekuestruar gëzhojat si provë materiale ndërsa janë ngritur kontrolle për arrestimin e 20 vjeçarit Pashk Gjoni. Në shumë pika të ndryshme uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për vënien në pranga të autorit që plagosi efektivin e ushtrisë Emiljano Zefi.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH KANDIDATET NË MËNYRË URGJENTE
Artikulli tjetërAMANETI I FUNDIT