Zjarri në malin e Shëngjinit, i cili ka filluar që prej mbrëmjes së të enjtes ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së sotme (23 gusht).
Po ashtu raportohet se nga flakët ka ndodhur edhe një shpërthim.
Raportohet se zjarri i është afruar edhe varrezave.
Ndërkohë ne terren ndodhen zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë.
Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ndërkohë kanë filluar të largohen edhe pushuesit.