Vllaznia po përjeton ndryshime të mëdha këtë verë. Nga klubi shkodran janë larguar shumë lojtarë, teksa sot është njoftuar se pjesë e skuadrës nuk do jetë as Arsid Kruja. Mesfushori Kruja ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se pavarësisht “divorcit, Vllaznia do të jetë në zemrën e tij përgjithmonë.

“Sot erdhi dita të shkëputem nga skuadra e qytetit tim, pavarësisht se nuk ishte dëshira dhe zgjedhja ime të largohem nga ekipi zemrës, por nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Ndjej keqardhje pasi kam kontribuar dhe sakrifikuar shumë duke luajtur në pozicione të ndryshme vetëm me qëllimin që të ndihmoj ekipin dhe të arrimë objektivat.

Gjithsesi, Vllaznia ka qenë, është dhe do mbetet në zemrën time përgjithmonë. Uroj qe sa më shpejt të arrijë objektivin kryesor që e kërkon çdo sportdashes shkodran, shpalljen kampion.” – Shkroi ai në rrjetet sociale. Disa nga lojtarët e larguar deri më tani nga Vllaznia janë Dajan Shehi dhe Liridon Latifi.

Kruja Facebook

Artikulli paraprakBORRELL E KONSIDERON ‘ARRESTIM’ KAPJEN E 3 POLICËVE TË KOSOVËS NGA FORCAT SERBE!
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, VON CRAMON NGRE PARALELE MES PROTESTAVE NË BEOGRAD DHE ARRESTIMIT TË EFEKTIVËVE TË KOSOVËS