Toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore

Toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore. Një tërmet i shkallës 4.1 Richter është shënuar në orën 01.34 të natës së shkuar me epiqëndër komunat Amatrice e Acumoli, zonat ë të goditura nga tërmeti i 24 gushtit. Në orën 5.34 të mëngjesit është shënuar një tjetër lëkundje tërmeti e shkallës 3.1 e mjaft pranë këtij territori, në afërsi të Norcës. Ka qënë një natë frike e paniku mes banorëve të provincës së Rietit e Ascoli Picnos, të cilët që prej 24 gushtit kalojnë netët në tendat e ngritura nga Shërbimi i Mbrojtes civile. Këtë javë pritet që të nis evakuimi i kampeve të tendave e strehimi provizor nëpër hotele të familjeve të mbetura pa shtëpi nga dëmet e mëdha të tërmetit të 24 gushtit. Qeveria italiane ka premtuar që brenda 5-6 muaj të ndërtoj shtëpi prej druri e t’ju rikthej jetën e përditshme e aktivitettin e punës banorëve të zonave të dëmutar nga tërmeti i një muaji më parë.

Artikulli paraprakLARGIMI I INVESTITORIT,BASHA:RAMA ESHTE RRESHTUAR ME KRIMIN
Artikulli tjetërKAPEN KLANDESTINE NE GJIROKASTER,IKEN NGA ZJARRI NE LEZBOS