ASGJESOHEN 1470 KUBIKË DHE 152 RRËNJË BIMË NARKOTIKE TË MBJELLA NË PARCELA. Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kotroll i imtësishëm territori në fshatin ‘Kir’, në komunën “Pult”, në Shkodër.

Ku u gjeten :1470 kubikë bimë narkotike Canabis Sattiva, të mbjella në gota plastike.Këto bimë u asgjesuan në vënd me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të ”Kultivim i bimeve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

 Gjithashtu gjatë ditë së djeshme Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, vazhduan kontrollin për bimë narkotike në fshatin “Mazrek”, në Shkodër. Ku në vendin e quajtur “Hans” u gjetën të mbjella :157 rrënjë bimë narkotike.Bima dyshohet të jetë e llojit Canabis Sattiva, ku u asgjesua në vënd me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakRreziqet që vijnë nga qëndrimi në internet
Artikulli tjetërDREJTORI KRAJA PËRGJIGJET PËR PIKAT E GRUMBULLIMIT