Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht
: -Në fshatin Vuk-Jakaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar
: 17 (shtatëmbëdhjetë) parcela me 1378 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Palaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar
: 6 (gjashtë) parcela me 498 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. ASGJESOHEN 1876 RRËNJE BIMË NARKOTIKE Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.