Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : -Në fshatin Barcollë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 16 (gjashëmbëdhjetë) parcela me 1881 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

-Në vendin e quajtur « Menaj », në fshatin Mnelë e Vogël, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 5 (pesë) parcela me 713 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Gomsiqe e Poshtme, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 (tre) parcela me 800 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakUGSH DËNON DHUNËN E DEMROZIT NDAJ GAZETARIT TË “STAR PLUS “
Artikulli tjetërPOLICIA SHKODËR ARRESTON TRE SHTETAS PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE