Nga puna e shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjësuan : Konkretisht : -Në fshatin Gegaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
5 parcela me 272 rrënjë bimë narkotike te dyshuara si Canabis Sattiva. -Në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 6 parcela me 294 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sattiva. -Në fshatin Barcoll, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 5 parcela me 676 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.