Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në vëndin e quajtur « Mbaspyllaj », në fshatin Mazrek, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar : 4 (katër) parcela me 470 rrënjë bime narkotike te dyshuara si ato të Cannabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur fshati Vukjakaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 14 (katërmbëdhjetë) parcela me 927 rrënjë bime narkotike te dyshuara si ato të Cannabis Sattiva. ASGJESOHEN 1447 RRËNJË BIMË NARKOTIKE -Në vëndin e quajtur fshati Mezi, në Pukë është gjetur dhe asgjësuar : 1 (një) parcelë me 50 rrënjë bime narkotike te dyshuara si ato të Cannabis Sattiva. Në tëtre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE, FORCON MASAT PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërSANATORIUMI, THIRRJE PER NDIHMË!