Duket se rradhët në sportelet e kartave të shëndetit janë bërë pjesë e saj e pandarë.

Kamera e Star Plus për të disatën rradhë shkoi në ambientët ku aplikohet për këto karta , dhe rradha është e padiskutueshme. Ajo që bie më shumë në sy janë moshat e thyera që presin në rradhë, ku kjo pritje shkon deri në disa ditë pa kryer aplikimin dhe pajisjen me kartë shëndetsore. Pjesa më e madhe e qytetarëve shprehem mjaft të indinjuar ku ata detyrohen që të lënë punën apo angazhimet e tyre familjare, për të qëndruar në rradhë, ku shpesh herë ka pasur raste ku qytetarët janë ndjerë keq nga ana shëndetsore , pasi ambient ku ata janë të detyraur të presin është mjaft I vogel dhe ska mundësi ajrimi . Një nga arsyet e kësaj pritjeje të gjatë duket se është funksionimi me një sportel të vetëm, ku sipas qytetarëve u është thëne shpesh herë që, ose nuk ka drita ose internet. Vlen të përmendet fakti se I njëjti sportel u përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve të shkodrës, por edhe të fshatrave të saj, e kjo gjë e bën mjaft të avashtë pajisjen me këto karta.

Artikulli paraprakKRUJA NË PRITJE TË VENDIMIT TË GJYKATËS PËR TË ZGJEDHUR EKIPIN E RADHËS
Artikulli tjetërINSTAGRAM-i BËHET SI FACEBOOK-u