Vllaznia e ka nisur me vrull fushatën e vetëpastrimit në radhët e skuadrës. Pa u mbush mirë dita e enjte, te kuqeblutë janë zyrtarizuar “divorcet” me dy futbollistë. Në mesditë klubi zyrtarizoi largimin e sulmuesit Darko Dodev, kontributi i të cilit ishte minimal te Vllaznia. Pak minuta më parë shkodranët kanë zyrtarizuar edhe largimin e dytë nga radhët e skuadrës, ku bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas, Konstandin Çeshmedjiev.
Ky spastrim radhës nga kuqeblutë tregon se klubi po bëhet gati për përforcime në merkaton e janarit. Ja njoftimi i klubit për zgjidhjen e marrëveshjes me Çeshmedjiev:
KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Çeshmedjiev. Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. KF Vllaznia e falënderon Konstantin Çeshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.