MITROVICË, GJYKOHET EDHE AMBASADORI I KOSOVËS NË TIRANË

Ne Gjykaten e Mitrovices ka vazhduar sot paradreke séanca ndaj te akuzuarve per krime lufte, mes te cileve, edhe ambasadori I Kosoves ne Tirane, Sulejman Selimi, si dhe kryetari I Komunes se Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjykatesi Darius Silicki tha se “Deshmitari L” qe do te pyetej sot, eshte klasifikuar nga gjykata si deshmitar armiqesor, sepse ka mohur nje pjese te deklaratave qe kishte bere vete perpara prokurorit ne tetor te vitit te kaluar.Ky deshmitar, sipas gjykatesit, ne tetor kishte deklaruar se ne qendren e ndalimit te UCK, ne Likovc, e kishte kercenuar vete Sulejman Selimi, ndersa me vone, I njejti deshmitar ka thene se personi qe e ka kercenuar ne vititn 1999, nuk eshte Sulejman Selimi. Pas kesaj deklarate te gjykatesit, procesi ka vazhduar me marrjen ne pyetje te “Deshmitarit L” nga ana e avokateve mbrojtes.

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/w7QxYtUOJas?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHQIPTARI ARRATISET NGA BURGU
Artikulli tjetërQEVERIA MBYLL UNIVERSITETET PRIVATE NË SHKODËR