Masat e ftohta polare që kanë depërtuar në Shqipëri prej disa ditësh do të diktojnë sërish mot të kthjellët, por shumë të ftohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime, vranësira dhe temperatura ekstremisht të ulëta paraqitet moti në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve vijuese mbeten problematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të territorit si pasojë e temperaturave shumë të ulëta si edhe reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Artikulli paraprakRAMA: NGA SOT ELIMINOJMË TË TJERA ANGARI
Artikulli tjetërKOSOVA KËRKON 3 DOZA VAKSINA OSE 2 DOZA DHE NJË TAMPON PËR TË KALUAR KUFIRIN