RAPORTI 24 ORËSH I POLICISË SË QARKUT SHKODËR .
Policia e shtetit vazhdon luften kunder kultivuesve dhe trafikanteve te lendeve narkotike.
Keshtu, ne nje kontroll rutine ne piken e kalimit kufitar Muriqan, nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, në autobuzin e linjës Tiranë – Milano, me targa ET 075 EG, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte një sasi prej 3 kilogram e 425 gram lëndë narkotike Mariuhanë. Gjate kontrollit u arrestuan shtetasit: Andrea Çakuli, vjeç 25, banues në Tiranë, menaxher i një Agjensie Turistike dhe Viktor Ndoka, vjeç 38, banues në Laç, Kurbin, menaxher i një Agjensie Turistike. Sipas policise, nga kryerja e veprimeve rezultoi se shtetasi Viktor Ndoka ia kishte dhënë këto pako shtetasit Andrea Çakuli, në qytetin e Laçit për t’i dërguar në Itali. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje. Materialet kane kaluar në Prokurori sipas neneve 283/a/2 – 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu, policia e Qarkut Shkoder njofton se gjate kontrolleve nga komisariatet e policise se Shkodres dhe Malesise se Madhe janë identifikuar dhe asgjësuar 14 parcela me lëndë narkotike, nga te cilat:
850 rrënjë Canabis Sativa në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak, e rrethit Shkodër,
1175 rrënjë Canabis Sativa në vendin e quajtur Fshati Vig, Komuna Vig – Mnelë e rrethit Shkodër.
107 rrënjë Canabis Sativa në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe.
Po punohet per identifikimin e personave që e kane mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lenda narkotike, janë pa pronar. Materialet I kane kaluar prokurorise.
Po ashtu, me datë 09. 07. 2014, filloi procedimi penal dhe u bë shpllja në kërkim e shtetasit Ardian Baxha, vjeç 34, banues në Shkodër. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. B., vjeç 29. Po punohet për kapjen e tij. Materialet proceduriale I kane kaluar Prokurorise.
Ndersa ne lidhje me aksidentin e nje dite me pare ne Kryebushat, policia ka filluar procedimin penal për shtetasin Agostin Markaj, vjeç 58, banues në Komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.
Procedimi filloi pasi ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Shkodër – Lezhe, me automjetin e tij foristradë KIA, me targa AA 125 IE, në vendin e quajtur Krye Bushat, si rezultat i shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me autobuzin me targa RKS 01-840 CM, i cili drejtohej nga shtetasi Rexhep Berisha, vjeç 40, banues në Prishtinë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u shtruan në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Autobuzi ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Materialet u derguan në Prokurori.