Vijon Operacioni masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni nga toka e nga ajëri.Në operacion janë angazhuar rreth 4200 forca policore. Në operacion edhe FNSH.Në operacion helikopterë dhe automjete policie. FNSH po kontrollon zonat malore dhe zonat me risik. Operacioni nisi pasditen e datës 01.03.2017dhe vijon ende. Në shkallë vendi deri në këto momente u ushtruan 7396 kontrolle në total, nga këto: 5243 sera, 287 tunele, 678 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 289 ish reparte ushtarake, 326 banesa të pabanuara, dhe 315 objekte të ndryshme. Janë ushtruar kontrolle në 258 stane bagëtish, pasi në disa prej tyre vitet e kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara. Kontrollet janë zhvilluar e po zhvillohen në të gjitha ato zona ku përgjatë 10 viteve të kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara. Gjatë këtij operacioni u kontrolluan tunele, depo e magazina e terren i hapur që nuk u kontrolluan dot gjatë operacionit të parë masiv që u zhvillua javën që kaloi.Po gjatë këtij operacioni u filmuan dhe fotografuan të gjitha burimet ujore, ujëmbledhësit natyrale e artificiale, e vende të tjera që shërbejnë për mbledhjen e ujit. Në çdo Drejtori Vendore të Policisë funksionojnë grupe drejtimi që monitorojnë operacionin në të gjithë territorin që mbulojnë. Në operacion monitorimi edhe SH.Ç.B.A, për të monitoruar kontrollin e ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë.