Mbi 50,000 qytetarë në Bukuresht të Rumanisë vazhduan presionin kundër qeverisë, mbrëmjen e së dielës, duke i quajtur udhëheqësit e vendit “hajdutë” dhe duke thirrur “poshtë korrupsioni”.

Rumunët, për të 13-tën natë me radhë, protestuan kundër Qeverisë social-demokrate, të udhëhequr nga Sorin Grindeanu. Fillimisht, ata kanë nisur të protestojnë kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë. Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm një muaj më parë.

Artikulli paraprakKUSH ËSHTË PRESIDENTI I RI I GJERMANISË?
Artikulli tjetërPËRDORIMI I LËNDËVE NARKOTIKE NGA TË RINJTË NË AMBJENTE PUBLIKE