Niveli i ujit në Obot vazhdon të bie. Aktualisht, transporti i qytetarëve bëhet sërish përmes makinave të ushtrisë, pasi rruga është e zënë në disa vende dhe automjetet e vogla e kanë të pamundur të kalojnë.

Banorët shprehen se akoma askush nuk është afruar për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga vërshimi i ujërave.

Ata shprehen se ka dëme të konsiderueshme në të mbjella dhe kërkojnë të dëmshpërblehen deri në detajet më të imta për të gjitha problemet.

Uji në Obot vazhdon të tërhiqet që prej mëngjesit të së shtunës, kur më në fund niveli i ujit vazhdoi të binte.

Prej dy ditësh tashmë janë shpërndarë ushqime për bagëtitë, bar i thatë dhe koncentrat.

Përderisa, banorët shprehen tejet të indinjuar me mungesën e pranisë së pushtetit qendror në këto zona.

Sipas tyre, shkarkimet në hidrocentralin e Vua Dejës risollën edhe njëherë përmbytjet e viteve 2010-2011, ndërsa as për këta të fundit nuk janë shpërndarë të plota dëmshpërblimet.

Artikulli paraprakVELIPOJA DESTINACIONI I SË DIELËS
Artikulli tjetërRRËSHQITJE DHEU NË FUSHË-ARRËZ