Shkodra vijon traditën e bukur duke zhvilluar aktivitetin sportiv “Triathlon Labeat”.
Edhe kësaj here kjo garë e trefishtë është zhvilluar në pikën turistike të Shirokës me një pjesëmarrje të gjërë. Trajneri i notit Enver Muriqi edhe pse në një moshë të thyer vazhdon që të kërkojë kushte për sportin e notit duke thënë se nevojitet ndërtimi i pishinave për stërvitje. Muriqi shfrytëzoi praninë e kryebashkiakes Ademi për të bërë kërkesën e tij. “Triathlon Labeat” është një garë që zhvillohet ne tri disiplina të ndryshme sportive, not, çiklizëm dhe vrapim. Në fund fituesve iu është dhënë edhe çertefikata nderi.