Vdekja e 18-vjeçarit në burgun e Shën Kollit, familjarët: E vranë
Familja e 18-vjeçarit nga Kruja, Albi Lika, i cili vdiq në burgun e Shenkollit në Lezhë kanë dyshime të forta se i riu është vrarë, teksa në ekspertizën mjeko ligjore është shënuar se 18-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë nga drejtoria e burgut të Lezhes u pohua se Albi Lika ndërroi jetë pasi konsumoi gaz, ndërsa një pretendim i tillë hidhet poshtë nga familja. Familjarët: E vranë, ka plagë në trup Nëna dhe njerku shprehen per mediat se i riu ka pasur plagë në trup në kokë dhe u kërkojnë organeve kopetente t’i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje. Ata shtojnë se Albi u kishte kërkuar të mos e linin vetëm në sallën e gjyqit, ndërsa ditën që ai ndërroi jetë kishin folur me të dhe u kishte thënë se është mirë. Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit. Policia thotë zyrtarisht se 18-vjeçari Albi Luka vdiq në burgun e Shënkollit në Lezhë për shkak se u asfiksua nga gazi i një bombole që përdoret nga të paraburgosurit për gatim. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se asfiksia me gaz është bërë qëllimisht nga vet i riu, raporton Syri.net. Nga këqyrja kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjor për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Albi Luka ndodhej me masë sigurie arrest me burg për veprën penale shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese