Prokuroria e Elbasanit ka marrë sot të pandehur mjekun Ardian Kadefçiu.
Mjeku do të merret i pandehur për vdekjen e shtetases Rexhina Debrova, e cila ndërroi jetë 6 muaj më parë gjatë momentit të lindjes.Kadefçhiu ndoqi shtatzaninë e 25 vjeçare.
E reja vdiq në sallën e lindjes nga një atak në zemër.Ajo solli në jetë një vajzë.
Mjekët e spitalit thanë se janë bërë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.
Familjarët thonë se Rexhina Debrova ka shkuar me urgjencë në spital, dhe më pas është futur në sallën e lindjes, ndërkohë që pavarësisht alarmit të ngritur nga mjekët, kardiologu ka shkuar më vonesë në spital.