Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja shqiptare në Letoni, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy efektivë të tjerë, Klodian Tanushi e Julain Kapaj.

Shefi i qeverisë teksa i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve së nëntetares, shkruan se kujtimi i saj do të jetë i përjetshëm.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!

Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj🙏”-shkruan Rama.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN MINA NË LETONI, VDES EFEKTIVJA E FORCAVE TË ARMATOSURA
Artikulli tjetërUSHTARAKJA HUMBI JETËN NË LETONI, META: ME HIDHËRIM MËSOVA LAJMIN