Drejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit, por që përfundoi në aksident me vdekjen e njëres prej tyre, u arrestua.
Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në Land Rover kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere.
Në rrugën Miras – Arrës në zonën e Devollit pranë vendit të quajtur Shkallëz, makina është përmbysur. Për pasojë humbi jetën në vend mësuesja Luiza Dule 46 vjeçe. Të tjerët u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën