Heshtja ka perfshire Vau Dejësin që prej se dieles.

Humbja e ipeshkvit te dioqezes se Sapes, pas një sëmundje të rëndë, ka hapur dyert e mortit. Trupi i pajete i monsinjor Luciano Avgostinit është vendosur që prej së dielës në ambjentet e katredales Nënë Tereza në Vau Dejës, aty ku ka nisur tashmë edhe lutja. Të mërkurën me datë 25 maj 2016, në orën 10.00 do të kremtohet Mesha e Salikimit dhe pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e katedrales. Lucjan Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj (Kosovë). Në vitin 1994, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Kishës në Shqipëri, ofrohet vullnetarisht për mbarështimin e shërbesës baritore në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Si fillim ka ushtruar detyrën e ndihmës famullitarit në Katedralen e Shkodrës ndërsa nga korriku i vitit 1995 emërohet famullitar i saj. Në vitin 1997, me 24 maj, emërohet prej Atit të shenjtë, Shën Gjon Pali II, Kapelan i tij duke i dhënë titullin Monsinjor. Me dt 6 Janar të vitit 2007 shugurohet Ipeshkëv në Katedralen “Nënë Tereza” në Vau-Dejës.

Artikulli paraprakFAMULLITARI I SHKODRËS, NDERON FIGURËN E MONS. LUÇJANIT
Artikulli tjetërNGJARJET NË SHKODËR, FRD APEL POLITIKËS DHE QYTETARËVE