Policia e Elbasanit i ka vënë prangat, Flamur Alterziut, 58 vjeç, përgjegjës turni në uzinën e e Kurum në Elbasan.

Arrestimi u bë dje në orën 15:00 me akuzën e mosrespektimit të sigurisë së punë, që çoi në vdekjen e punëtorit Naim Dërstila.

Po ashtu, është shpallur në kërkim inxhinjeri K.H., banues në Gostivar.
Punëtori Naim Dërstila vdiq pasi ra nga vinçi dje dhe preu njërën këmbë. Edhe pse u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte, sepse plagët e tij ishin shumë të rënda.

Artikulli paraprakOPERACION I POLICISË ITALIANE KUNDËR GRUPEVE KRIMINALE SHQIPTARE
Artikulli tjetërDHËNDRI RREH VJEHRRËN