Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjen e rëndë në komisariatin e Kavajës ku i dha fund jetës i riu Ilvi Meta, duke thënë se nuk mund të konfirmojë nëse është vetëvarje apo varje. Berisha denoncon duke thënë se qelitë janë shndërruar si ato të sigurimit të shtetit ndërsa cilëson të shëmtuar heshtjen e organeve shtetërore.

Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithëve t’i bashkohen një proteste paqësore përpara Komisariateve ditën e nesërme në orën 20:00 .

“Drejtori i Përgjithshëm i policisë heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë! Kjo është edhe më kriminale, heshti ku në një koë të shkurtër dy të rijnë u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë, ku duhet të ishin më të sigurt se kudo tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzore të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Cucin, drejtorit të përgjithshëm të policisë, Nano, kërkojë dorëheqjen e Çuçin. Do ti propozojë sot Rithemelimit nesër ora 8 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj, një protestë të heshtur, “stop vrasjeve në komisariate”. I bëjë thirrje komisionit të drejtave të njeriut, komitetet anti-tortur.”, tha Rama.

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME VDEKJE, POLICIA JEP DETAJE PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërUSH, STUDENTËT PUNIME PËR PËRMIRËSIMIN E PIKAVE TURISTIKE