Teksa tragjedia eshte ulur kembekryq ne familjen Çarkaj, ku djali 14 vjecar Valentin Çarkaj humbi jeten ne rrethana akoma te dyshimta ndersa vellai i tij me i madh menjehere me pas tentoi te vetvritej, ndersa aktualisht lufton per jeten , nena e tyre kerkon qe ne asnje menyre te mos mbyllen hetimet per vdekjen e te birit.
Jetmira Çarkaj thote se nuk ka shanse qe Valentini te jete mbytur ne nje kanal me 30 cm uje e aq me teper kur ate kanal e kishte kontrolluar vete vetem nje dite me pare. Ajo i kerkon policise dhe prokurorise nje hetim te plote te ngjarjes pasi i biri eshte gjetur me shenja dhune ne trup. Humbja e Valentinit ka shokuar familjaret ndersa nje tjeter drame po luhet ne jeten e tyre.
Djali i madh i familjes Kristiani ndodhet ne reanimacion pasi piu fostoksine ndersa e ema mes lotesh tregon se jeta e familjes se tyre ka marre nje kthese fatkeqe teksa po perjetojne dite tmerri. Valentin Çarkaj u gjet 4 dite pas zhdukjes ne nje kanal vetem disa metra larg shtepise se tij. Hetimet paraprake thone se 14 vjecari u mbyt ndonese thellesia e ujit nuk ishte me shume se 30 cm. Kjo piste nuk bind familjaret te cilet kerkojne zbardhjen e te vertetes se rrethanave misterioze te vdekjes te se miturit.