Zëvendës ministri për diasporën në Kosovë Arian Daci, humbi jetën para pak ditësh në Brezovicë, si pasojë e një orteku bore. Por puna për largimin e ortekëve të rrezikshëm ka filluar që në 2 shkurt në kompleksin turistik të Brezovicës.

FSK mundi ta shkatërronte me eksploziv, ortekun e parë që paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.

Për shkak të motit të vështirë dhe erërave të forta deri në 60km/h, operacioni u ndërpre dhe rinisi më 4 shkurt. Raportohet se tashmë FSK ka larguar edhe ortekun e dytë.

Në një lartësi mbi 2.230 metra dhe mot të keq, ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin për largimin e ortekëve të borës.

Artikulli paraprakUNESCO: 20% E FËMIJËVE NË SHQIPËRI, BULLIZËM OSE DHUNË NË SHKOLLË
Artikulli tjetërKUSH JANË 290 EMOJIT E REJA QË DO TË VIJNË KËTË VIT