Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku babai dhe dy fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë të mistershme në pishinën e një hoteli në Andaluzi.

Siç raportojnë mediat, fillimisht ishte vajza 9-vjeçare e familjes, e cila u gjet në pishinë. Babai i saj 52 vjeç dhe djali 16, sapo panë që vajza kishte probleme u futën për ta shpëtuar, por edhe ata u mbytën në mënyrë të mistershme.

Administrata e hotelit doli me një deklaratë për ngjarjen, duke informuar për vdekjen e tre personave, por pa dhënë detaje si ndodhi ngjarja.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen priten edhe rezultatet e autopsisë së tre viktimave.
Një nga pistat e hetimit lidhet me sistemin e kullimit ose sifonit të pishinës. Nëse sifoni është i sheshtë atëherë ai mund të bëhet shumë i rrezikshëm, pasi efekti i thithjes është aq i fortë sa mund të tërheqë dhe ti mbajë në fund personat, veçanërisht fëmijët.

Në vitin 2009 një nxënëse e shkollës u mbyt në një park detar kur ajo ishte “thithur” nga sistemi i kanalizimeve, ndërsa një vajzë 12-vjeçare ruse humbi jetën në një vendpushim turistik në Turqi vitin e kaluar kur dora iu bllokua në sifonin e pishinës.

Artikulli paraprakPËR KRISHTLINDJE ME FAMILJEN: MBI 21 MIJË PERSONA HYNË NGA DETI, RRETH 20 MIJË NGA GREQIA
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA EVA PËLLUMBI,AKTORJA E DISA FILMAVE”DHE TEATRIT TË KUKULLAVE