Vdekjet e papritura në mosha të hershme janë rritur.
Këtë bënë me dije mjeku kardiolog pranë Spiralit Rajonal të Shkodrës, Edi Smajlaj. Sipas këtij të fundit shkaqet janë të ndryshme, por më kryesoret janë padyshim jeta jo e shëndetshme dhe përdorimi i substancave narkotike, të cilat në shumicën e rasteve janë kthyer në shkak kryesor të vdekjes. Nuk mungojnë edhe rastet kur vdekjet e papritura vijnë edhe si pasojë e mos dijes së bartjes së një sëmundje të gjatë ose të lindur nga viktimat.
Sipas Smajlajt, statistikat për Shkodrën flasin për një numër në rritje të rasteve të ngjashme, çfarë e shton edhe më tepër shqetësimin. Moshat madhore kanë një prevalencë normale të vdekjeve të papritura, por në moshat e reja është një prevalencë që sa vjen dhe shtohet në vitet e fundit.