Vdekja e nje 13 vjetari nga Egjipti i cili jetonte prej vitesh me familjen ne Tirane eshte ende mister ,ndersa i mituri percillet ne banesen e fundit

.Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së dielës, pak para mesnate. Një 13-vjeçar nga Egjipti ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën.Jusuf Hussin jetonte me familjen e tij prej vitesh në Tiranë. Sipas të afërmve të viktimës, ngjarja ka qenë aksidentale, duke ngritur alibinë se ai po luante i vetëm në ballkon. Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-fushën e aviacionit në katin e 9-të në pallatin e njohur si “Karavan”. 13-vjeçari ka qenë duke luajtur me top në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga katit i 9-të. Gjatë momentit të aksidentit, 13-vjeçari ishte i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë ngjarjen e rëndë. Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë vonë për 13-vjeçarin, i cili mësohet se ka humbur jetën menjëherë. Trupi i 13-vjeçarit është tërhequr nga familjarët të cilët dhe mes dhimbjes dhe lotëve po nisen drejt varrezave. Rrefimi misterioz i shokut: I thanë që do vdiste në 12 të natës .Por dëshmia e shokut të viktimes hedh pikëpyetje nëse vdekja ishte aksidentale, ndërkohe burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe kjo pistë hetimi. Sipas shokut shqiptar të fëmijës egjiptian një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës. Policia ka nisur një hetim bazuar edhe në rrefimin i tij. “Kemi 12 vite që ishim shokë të ngushtë. Në orën 12 të natës degjuam britma. Menduam se ndodhi diçka e keqe. Një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës”, ka deklaruar shoku i vogëlushit të ndjerë Ky nuk është rasti i parë që në këtë pallat humbin jetën fëmijët pasi sipas shokut shqiptar të 13-vjeçarit ngjarje të rënda kanë ndodhur dhe më parë. Dëshmia e 13-vjeçarit mbetet misterioze. “Pallati ku ndodhi ngjarja është i mallkuar pasi dhe më parë aty kanë vdekur 2 fëmijë të tjerë. Një fëmijë ka vdekur në ashensor disa vite më parë dhe një fëmijë tjetër është hedhur nga ballkoni,deklaroi shoku u viktimes.Ne njoftimin e saj ne rrjetin social facebbok familja e djalit 13 vjecar shkruan : “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftoheni se ka ndërruar jetë djali i Prof. Ahmed Hussin, Yǿsef 13 vjeç ,nd;rsa shtohen dhe hollesite e ceremonise mortore dhe vendi i varrimit qe do te jete ne Tufine, ne Tirane.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA NDEZ SHKODRËN, ATMOSFERË NGA TIFOZËT
Artikulli tjetërNGERCI MES POLICISE GJYQESORE DHE GJYKATES MBAN PENG NJE PROCES PERDHUNIMI