Një aksident me pasojë vdekjeje  e një 27 vjeçari është regjistruar mëngjesin e ditës së martë, në aksion rrugor Shkodër-Koplik. Mjeti tip benz me targa AA499 AG që drejtohej nga shtetasi E.A 27 vjeç rreth orës 2:40 ka dalë nga rruga duke u përplasur më rrethimin e varrezave në lagjen Dobraç. Si rezultat i përplasjes ka gjetur vdekjen 27 vjeçari.

Ndërkohë policia e Shkodrës e cila ka mbërritur në vend ngjarje ka vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas policisë dyshohet që i riu të ketë humbur kontrollin e mjetit e për pasoje makina është përplasur me murin rrethues të varrezave duke shkaktuar kështu dhe vdekjen e tij.

Artikulli paraprakVIJËZIMI I RRUGËVE BLLOKON TRAFIKUN
Artikulli tjetërEMRAT E MUNDSHËM PËR ADMINISTRATOR TË NJËSIVE VENDORE