Një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në spital ku u dërgua nga një kopsht privat në njësinë nr 4 në Durrës.
Fëmija është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë rreth orës 13:15 minuta të 5 prillit.
Burime nga spital bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke ngrënë vaktin e drekës kur ushqimi i ka kapërcyer dhe i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes
“Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’ informoi policia.