Një e moshuar, rreth 70 vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e së premtes në plazhin e Velipojës. Bëhet me dije se e moshuara ka vdekur për shkak të një dobësimi në zemër, ndërsa ka mbetur në ujë.

 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur rojet bregdetare të një biznesi në afërsi, ndërsa nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Ambulanca ka mbërritur me vonesë rreth 30 minuta në vendngjarje, ndërsa e moshuara është gjetur pa puls.

 

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin e Matit në afërso të Urës së Zogut.

 

Hedhja nga kjo ujë për tu larë në lumin e Matit ka rezultuar fatale për një 14 vjecar i cili ka humbur jetën. Teksa po lahej me shokët e tij në Milot të Kurbinit një 14 vjeçar është zhdukur për tu gjetur një ditë më pas. Ngjarja ka ndodhur me dt 9 rreth orës 16:00 në lumin e Matit, ndërsa trupi i pa jetë u gjet ditën e sotme rreth orës 11:00 të paradites.

 

Familjare, banore të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupi e 14 vjeçarit pranë këmbëve të urës.

 

Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rreshenit dhe fashtrave perreth edhe për tu larë, por hedhja nga ura si një mënyrë trampoline mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

 

Artikulli paraprakDISFATË E KUKËSIT NË GJEORGJI
Artikulli tjetërMESI NIS DITËN ME PROJEKTIN E SHIROKËS