Një aksident i rëndë i ndodhur mbrëmë në supërstradën Lezhë-Lac i ka marrë jetën një punonjësi të burgut në Shënkoll. Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur pranë fshatit Spiten , ku janë përfshirë tre automjete. Në një prej makinave të aksidentuara po udhëtonte Arjan Bejtja 37 vjec , banues në Shëngjin.

Përplasja rezultoi fatale për 37-vjecarin që mësohet se ishte punonjës i burgut të Shënkollit në Lezhë.Gjithashtu nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. I riu që mbante detyrën e shefit të regjimit të brendshëm në Burgun e Shënkollit ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë e një djalë.

Bejtja mësohet se në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar për në punë.Mësohet se në autostradën Lezhë-Lac mjeti me drejtues shtetasin Z. SH banues në Lac është përplasur me mjetin me drejtues Arjan Bejtja i cili për pasojë humbi jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethaneve të aksidentit , bëhet e ditur nga policia

Artikulli paraprakSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR TË DYSHUARIT E VRASJES
Artikulli tjetërVALDRIN PJETRI, PREFEKTI I RI I QARKUT SHKODER