Modeli i famshëm Rick Genest është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Monteral, Kanada. Ai njihej si “djali zombie” për shkak se kishte mbuluar të gjithë trupin, përfshi edhe fytyrën, me tatuazhe. Shumica prej figurave, kocka e kafka.

 

Rick kishte modeluar për stiluesin e modës Thierry Mugler, pamje të cilat ishin shfaqur ne revistën Vogue në Japoni dhe për Vogue Italia.

 

Sipas policisë, mendohet se Rick ka vrarë veten. Presioni dhe paragjykimi për pamjes e tij, duket se e kanë shtyrë drejt vendimit fatal. Vetëm pas 6 ditësh ai do të festonte ditëlindjen e tij të 33-të.

 

Rick u bë i famshëm në vitin 2012, kur u shfaq në videoklipin e Lady Gaga-s, “Born this Way”. Këngëtarja në një postim në Tëitter është shprehur tejet e dëshpëruar për vdekjen e modelit dhe ka bërë thirrje për të ndryshuar kulturën dhe të pranojmë çdo kënd ashtu siç është.

 

Gaga gjithashtu ka kërkuar që të gjithë të ndihmojnë personat që janë të ndryshëm, të mos bien pre e paragjykimeve dhe ta duan veten.

Artikulli paraprakNIK XHELILAJ NË SERIALIN E RI TURK
Artikulli tjetërFLET PËR HERË TË PARË E ËMA E OSAMA BIN LADEN: “ISHTE FËMIJË I MIRË”