Vdes i riu, goditet nga rrufeja Një djalë i ri në një fshat të Përmetit ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme.
Gjatë së martës, në fshatin Vinokash i Parë, Këlcyrë, në vendin e quajtur “Luadh”, familjarët kanë gjetur të vdekur 31-vjeçarin A.Ç. Fillimisht ata kanë hedhur dyshime të ndryshme lidhur me vdekjen e tij, por nga veprimet hetimore të kryera nga policia rezulton se vdekja e të riut ka qenë aksidentale, i goditur nga rrufeja. Lidhur me këtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Përmetit për ndjekje të mëtejshme.