‘Kontabilisti nga Aushvici’ ka vdekur në moshën 96 vjeçare para se të merrte dënimin me burg për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve.

Më 2015 Oskar Groening u bë një nga njerëzit e fundit që duhej të dënohej për gjenocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata kishte dënuar me katër vjet burg ish-oficerin e njësive naziste SS, për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq nazist Aushvicit.

Oskar Groening, është akuzuar për deportimin e rreth 425.000 personave në kamp nga Polonia e okupuar, në mes të majit dhe qershorit të vitit 1944.

Ish-oficeri i njësive famëkeqe të Hitlerit ishte gjykuar për pjesëmarrje në shfarosjen e 300.000 hebrenjve hungarez në dhomat e gazit.

Padia ishte ngritur nga 55 njerëz, kryesisht të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave.

Artikulli paraprakPAS PRISHTINËS, MITCHELL SOT SHKON NË BEOGRAD
Artikulli tjetërDIBËR,DËMTOHET RRUGA KRYESORE, BANORËT TË BLLOKUAR PREJ 20 DITËSH