Ka vdekur në moshën 74-vjeçare boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali.
Pas një problem të rëndë në frymëmarrje dhe një rënie në koma, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në një spital, në Feniks, Arizona. BBC shkruan se boksieri vuante nga sëmundja e Parkinsonit për 32 vite. Varrimi i tij do të bëhet, në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky, ka bërë të ditur familja. Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr.