I hidhur ka qenë fati i një të riu nga Lezha, i cili ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor, ndërkohë që në mjet ka pasur edhe drogë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Mirditë-Kaluer.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për Tonin Ndrecën, i cili për t’i shpëtuar pikasjes nga policia ecte me shpejtësi, e për pasojë është përfshirë në një aksident.

Të njëjtat burime thanë se 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se në makinë policia ka gjetur dhe sekuestruar 80 kg kanabis.

34-vjeçari sipas të dhënave të para ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ në terrenin e thyer malor nga nxitimi për të arritur sa më shpejt në destinacion, pasi kishte ngarkesën me kanabis.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët personave të tjerë që ishin në rrjetin e trafikut të drogës

 

 

Artikulli paraprakSTAR TREND – 15.11.2018
Artikulli tjetër“VOL-VO4”/ LIROHEN NGA BURGU DY ISH-DEPUTETËT E PS